Drejtori i Policisë së Kosovës priti për vizitë zyrtare përfaqësues nga IOWA

Drejtori i Policisë së Kosovës priti për vizitë zyrtare përfaqësues nga IOWA

Drejtori i policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha priti sot për vizitë zyrtare një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht nga IOwA.

Drejtori Hoxha informoi të pranishmit mbi situatën e sigurisë në Kosovë, mbi punën, angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës, në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe sigurimin e mbrojtjes për të gjithë qytetarët pa dallim, transmeton Klankosova.tv

Ndër tjerash në takim u veçua bashkëpunimin i shkëlqyer me përfaqësuesit e SHBA-së dhe se ky partneritet në bashkëpunim dhe mbështetje do të avancojë edhe më tej në fusha të ndryshme policore.

Delegacioni i IOËA-s ka vazhduar me vizita zyrtare, ndër to vizitë në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë, ku u takua me stafin udhëheqës të Drejtorisë së Kryeqytetit dhe të stacionit. / Klankosova.tv

The post Drejtori i Policisë së Kosovës priti për vizitë zyrtare përfaqësues nga IOWA appeared first on Klan Kosova.