Friday, April 3, 2026
spot_img
HomeLajmeDrejtori Begolli thotë se është arritur një rekord i ri në Kadastrin...

Drejtori Begolli thotë se është arritur një rekord i ri në Kadastrin e Prishtinës

Drejtori i Drejtorisë së Kadastrit dhe Legalizimit në Komunën e Prishtinës, Gent Begolli, ka njoftuar se janë arritur rezultate rekord në trajtimin e kërkesave të qytetarëve.

Përmes një postimi në Facebook, Begolli ka treguar se vetëm brenda 25 ditëve pune janë trajtuar gjithsej 13,661 kërkesa, prej të cilave 13,083 janë aprovuar.

“Ky është një rekord i ri në Drejtorinë e Kadastrit në Prishtinë.

Rezultatet flasin vetë: 13,083 të aprovuaraBrenda pak javësh kemi arritur një ndryshim real në mënyrën se si shërbehet qytetari.

Sot: Gjeodezia – brenda 2 ditëve Kadastëri – brenda rreth 2 javësh

Hipotekat – brenda ditës

Nga një sistem me vonesa që shkonin deri në nëntor 2025, sot kemi ritëm dhe efikasitet që i përgjigjet qytetarëve në kohë.

Ky rezultat është meritë e një pune të përbashkët dhe një angazhimi serioz për ndryshim.

Për ne, çdo kërkesë është një qytetar që pret zgjidhje – dhe kjo është përgjegjësia jonë.” 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT