E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeDrejtësia për vrasjen e Xhemajl Mustafës duhet të vihet në vend

Drejtësia për vrasjen e Xhemajl Mustafës duhet të vihet në vend

Në 24-vjetorin e vrasjes, Presidentja e Republikes së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kujtuar Xhemail Mustafën, të cilin e ka cilësuar si një njeri të jashtëzakonshëm, një aktivist politik dhe intelektual që dha gjithçka për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës.

“Ai ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, një njeri i devotshëm ndaj vizionit për një Kosovë të pavarur, të lirë dhe demokratike.  Ai mbetet simbol i guximit, i integritetit dhe i përkushtimit ndaj vendit”, ka shkruar presidentja.

Ajo ka thane se vrasja e Mustafës mbetet një plagë e hapur, ndaj drejtësia duhet të vihet në vend.

“Qoftë i përhershëm kujtimi për Xhemail Mustafën!”, përfundon Osmani.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT