Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur të enjten në një takim pune shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk.
Sipas njoftimit për media, gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare, me qëllim të avancimit të standardeve ligjore, profesionale dhe të llogaridhënies në sistemin e drejtësisë.
“Gjatë takimit, u diskutua rreth sfidave aktuale me të cilat përballet sistemi i drejtësisë në Kosovë, si dhe për hapat e mëtutjeshëm drejt forcimit të sundimit të ligjit”, thuhet në komunikatë.
Ambasadori McGurk riafirmoi mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së për Prokurorinë Speciale dhe shprehu gatishmërinë për të kontribuar në avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional. /Klankosova.tv
The post Drejtësia në fokus – Isufaj dhe McGurk dakord për bashkëpunim të thelluar appeared first on Klan Kosova.