Kanë mbetur edhe pak minuta deri në nisjen e protestës në Hagë, e cila po mbahet në përkrahje të çlirimtarëve të Kosovës, si dhe kundër gjykimit të Gjykatës Speciale.
Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku e cila po përcjell nga afër protestën, thotë se fjala që po dëgjohet në Hagë është “drejtësi”, transmeton Klankosova.tv.
“’Drejtësi’. Kjo është thirrja që të gjithë pjesëmarrësit e kësaj proteste e thirrur nga organizatat e dala nga lufta e fundit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë protestë e cila po mbahet në një lokacion që është shumë afër Gjykatës Speciale”, tha Mujku në “Speciale” të Klan Kosovës.
Mujku bëri të ditur se jehona e thirrjeve të protestueseve, mund të arrijnë edhe deri te qendra e paraburgimit ku qëndrojnë ish-krerët e UÇK-së dhe ish-luftëtarë të tjerë.
The post “Drejtësi”, thirrja që çoi në këmbë Hagën (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.