“Drejtësi për Arbnorin”, protestohet në Prishtinë për ish-policin që po mbahet në Serbi

“Drejtësi për Arbnorin”, protestohet në Prishtinë për ish-policin që po mbahet në Serbi

Në Prishtinë është u zhvilluar një protestë përmes së cilës po kërkohet lirimi i menjëhershëm i ish-policit, Arbnor Spahiu.

Ai po mbahet tash e katër muaj nga autoritetet në Serbi, njofton Klankosova.tv.

“Liri për Arbnorin” dhe “Drejtësi për Arbnorin”, janë pankartat me të cilat po protestohet në kryeqytet.

Spahiu po akuzohet nga autoritetet serbe për siç thuhet pjesëmarrës në rastin “Banjska”, gjë e cila është kundërshtuar kategorikisht nga familja e tij.

Këtë, ata e kanë mbështetur me faktin se Spahiu një vit më parë, në vitin 2022 kishte dhënë dorëheqje nga policia.

Lidhur me këtë, ata thone se kanë dërguar edhe dëshmi te autoritetet serbe.

 

The post “Drejtësi për Arbnorin”, protestohet në Prishtinë për ish-policin që po mbahet në Serbi appeared first on Klan Kosova.