Pas një beteje ligjore që zgjati rreth 20 vjet, Shyhrete Berisha ka fituar të drejtën mbi shtëpinë ku kishte jetuar me bashkëshortin dhe fëmijët e saj, të vrarë gjatë luftës në Kosovë.
Vendimi është konfirmuar nga shkalla e dytë e Gjykatës së Apelit.
Rasti po ashtu u konfirmua edhe nga avokati i Shyhrete Berishës, Miftar Qelaj i cili për Klankosova.tv ndër të tjera tregoi se një pjesë e kërkesë-padisë është refuzuar, për çka edhe do të paraqitet revizion.
“E ka fituar ½ në bashkëpronësi nën gastrën ku është e ndërtuar shtëpia e banimit”, tha ai.
Gjatë luftës, Berisha kishte shpëtuar për mrekulli pasi ishte hedhur nga një kamion i ushtrisë serbe që transportonte rreth 50 viktima nga familja Berisha në Suharekë. Nga ai kamion kishin mbijetuar vetëm ajo dhe kushërira Vjosa me djalin, Gramosin.


