Dreame zbulon pamjen e superveturës së saj elektrike të së ardhmes

Dreame zbulon pamjen e superveturës së saj elektrike të së ardhmes

Kompania Dreame Technology padyshim nuk po bënte shaka kur njoftoi se vetura e saj e parë elektrike do të frymëzohej nga Bugatti.

Ky pretendim u konfirmua nga imazhet e modelit të ardhshëm.


Dreame Technology është më e njohur për fshesat me korrent robotike me teknologji të lartë dhe tharëset e flokëve, por ka marrë shembull nga Xiaomi dhe ka njoftuar planet për të hyrë në tregun e veturave elektrike.

Dhe nuk humbi kohë për të ndarë pamjet e modelit të saj të parë, një veturë elegante me një stil që i ngjan shumë një prej superveturave më ekskluzive në botë.

Kompania ka vendosur si qëllim lansimin e këtij automjeti ultra-luksoz, tërësisht elektrik, në vitin 2027.

Detajet e para të zbuluara rreth kësaj veture elektrike kryesore sugjerojnë se i është kushtuar shumë vëmendje inxhinierisë.

Raportohet se do të jetë i disponueshëm në katër versione të ndryshme, përkatësisht Standard, Pro, Max dhe Ultra.

Çmimet pritet të variojnë nga 32,400 deri në 70,800 euro.

Për të arritur të gjitha këto, Dreame zbaton një strategji globale të “kërkimit dhe zhvillimit në Kinë, prodhimit në Gjermani dhe shitjeve globale”. /Telegrafi/