Dramë në Dortmund: Babai i Bellingham kërcënon trajnerin Kovac

Dramë në Dortmund: Babai i Bellingham kërcënon trajnerin Kovac

Një dramë e vërtetë po zhvillohet në Dortmund për shkak të konfliktit midis familjes Bellingham dhe trajnerit Niko Kovac.

Mark Bellingham, babai i futbollistit Jobe Bellingham, e kërcënoi trajnerin Kovac sepse ishte i pakënaqur me kohën e lojës së të birit.


20-vjeçari Jobe, vëllai më i vogël i futbollistit shumë më të famshëm të Real Madridit, Jude, mbërriti në Dortmund nga Sunderland këtë verë, por deri më tani ka luajtur vetëm dy ndeshje si titullar për klubin gjerman.

Sipas gazetës Bild, babait të tij, Markos, nuk i pëlqeu kjo dhe ai pati një bisedë jo shumë të këndshme me trajnerin Niko Kovac.

Menaxhmenti i klubit reagoi menjëherë dhe ndërhyri për t’i dhënë fund konfliktit, por tensioni është ende i dukshëm, sipas burimeve të klubit.

Një gjë është e sigurt, nëse marrëdhëniet nuk përmirësohen së shpejti, Bellingham ose Kovac mund të jenë në telashe të mëdha. /Telegrafi/