E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
HomeSportDramë e vërtetë, Barcelona shënon në sekondat e fundit për tri pikë...

Dramë e vërtetë, Barcelona shënon në sekondat e fundit për tri pikë ndaj Celta Vigos – Indeksonline.net

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore të madhe në javën e 32-të në La Liga, pasi mposhti me dramë të vërtetë Celta Vigon me shifrat 4:3.

Skuadra mysafire ishte duke fituar 1:3 me tri golat e shënuar nga Borja Iglesias, shkruan Indeksonline.

Por Barcelona u rikthye me golat e shënuara nga Dani Olmo dhe Raphinha (2).

Golin e fundit skuadra e Hansi Flick e shënoi sulmuesi brazilian, Raphinha nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 73 pikëve në pozitën e parë, shtatë më shumë se Real Madridi (66)./Indeksonline/

//platform.twitter.com/widgets.js

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT