Dramat në familje – ish e dashura tregon për raportin që kishte me Brooklyn Beckham dhe familjen e tij

Dramat në familje - ish e dashura tregon për raportin që kishte me Brooklyn Beckham dhe familjen e tij

Ish-e dashura e Brooklyn Beckham, modelja kanadeze Lexi Wood, ka folur për herë të parë për marrëdhënien e saj me të, duke zbuluar se ata kanë qenë bashkë më gjatë nga sa mendohej.

Ylli i “Summer House” tha se ka nisur lidhjen me Brooklyn në vitin 2018 dhe kanë qenë bashkë për më shumë se një vit, para se ai të njihte bashkëshorten e tij të sotme, Nicola Peltz, në tetor 2019.


Lexi tregoi se marrëdhënia ishte mbajtur diskrete, pasi të dy ishin të rinj dhe preferonin privatësinë.

Lexi Wood

Modelja u shfaq për herë të parë me djalin e madh të David dhe Victoria Beckham në prill 2018, kur ata u fotografuan duke u puthur në një studio tatuazhesh në Los Angeles, pak pas ndarjes së Brooklyn nga aktorja Chloë Grace Moretz.

Lexi e përshkroi Brooklyn si një “person të mrekullueshëm” dhe tha se nuk ka asnjë ndjenjë negative ndaj Nicolas.

“Më pëlqen që ai ka ecur përpara me këtë martesë dhe u uroj vetëm më të mirën të dyve”.

Ajo shtoi se është takuar edhe me vëllezërit e Nicolas dhe i konsideron të gjithë “fantastikë”.

Lexi Wood dhe Brooklyn

Megjithatë, marrëdhënia e çiftit me familjen Beckham është përkeqësuar.

Në ceremoninë e tyre të dytë madhështore, të mbajtur muajin e kaluar në pronën e familjes Peltz në New York, nuk ishin të pranishëm prindërit e Brooklyn, David dhe Victoria, as vëllezërit e tij Romeo dhe Cruz, as motra e vogël Harper, e as të afërm të tjerë. /Telegrafi/

Brooklyn dhe Lexi