Wednesday, April 1, 2026
spot_img
HomeLajmeDragusha për Zhegrovën: S’mendoj që është dashur të luajë prej fillimit (VIDEO)

Dragusha për Zhegrovën: S’mendoj që është dashur të luajë prej fillimit (VIDEO)

Trajneri Muhamet Dragusha sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur për ndeshjen e mbrëmshme mes Kosovës dhe Turqisë.

Lidhur me inkuadrimin e Edon Zhegrovës, Dragusha tha se në formacionin që ishte, ai nuk është dashur të luajë prej fillimit.

“Sa i përket Zhegrovës unë mendoj që Foda ka besuar në këta lojtarë dhe ky grup që e ka sjellë deri këtu, ky grup i mbrëmshëm është ai që e ka bartur barrën kryesore. Unë nuk mendoj që është dashur të luaj prej fillimit, në këtë formacion që luhet, nëse e ndryshojmë atëherë është diçka tjetër, Zhegrova mund të ketë vend”, tha ai./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT