E hënë, 7 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/dragashi-ne-mungese-te-ujit-te-pijshem-a-do-te-zgjidhet-ky-problem-video/Dragashi në mungesë të ujit të pijshëm, a do të zgjidhet ky...

https://klankosova.tv/dragashi-ne-mungese-te-ujit-te-pijshem-a-do-te-zgjidhet-ky-problem-video/Dragashi në mungesë të ujit të pijshëm, a do të zgjidhet ky problem? (VIDEO) – Klan Kosova

Komuna e Dragashit që disa vjet po përballet me mungesë të ujit të pijshëm.

Kështu thotë gazetari korrespodent, Nuhi Salihu për “Ora Shtatë”, duke shtuar se ky problem, mund të zgjidhet së shpejti, transmeton Klankosova.tv.

Ai citon të parin e Dragashit, Bexhet Xheladinin, se ujësjellësi i ri në këtë komunë ka nisur testimet, dhe sipas të dhënave të para, uji është i cilësisë së lartë.

“Komuna e Dragashit që nga paslufta përballet me mungesë të ujit të pijshëm. E së fundmi, kryetari i kësaj komune, Bexhet Xheladini ka dhënë një lajm shumë të rëndësishëm, duke thënë se janë realizuar testimet preliminare të ujësjellësit të ri, i cili pritet të zgjidh problemin për 15 fshatra dhe një pjesë të qytezës së Dragashit. Ai ka thënë se uji i është nënshtruar analizave laboratorike, dhe sipas të dhënave të para, është i cilësisë së lartë”, tha Salihu.

The post Dragashi në mungesë të ujit të pijshëm, a do të zgjidhet ky problem? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT