DPHM: Nga e enjtja pritet ndryshim i motit

DPHM: Nga e enjtja pritet ndryshim i motit

Deri të mërkurën në vend do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë.

Nga e enjtja pasdite vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira me reshje të përkohshme lokale të shiut, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorlogjike.


Sipas paralajmërimeve, të premten pritet të fryjë erë mesatare deri e përforcuar jugore, ndërsa reshjet në disa vende do të përcillen edhe me bubullima.

Temperaturat ditore do të fillojnë të bien, sidomos gjatë fundjavës.