DPHM: Mot i paqëndrueshëm deri në fund të javës

DPHM: Mot i paqëndrueshëm deri në fund të javës

Nën ndikimin e një mase ajri të lagësht dhe të paqëndrueshëm, nesër në Maqedoninë e Veriut moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe jo stabil, me shi lokal dhe bubullima.

Nga DPHM njoftojnë se në disa vende do të ketë kushte për shfaqjen e izoluar të motit të keq, me shi të rrëmbyeshëm për një kohë të shkurtër (mbi 15 l/m2) dhe erë të fortë (mbi 60 km/h).


Të premten do të ketë një stabilizim të përkohshëm të motit, ndërsa të shtunën do të ketë shfaqje izoluara të paqëndrueshmërisë. Të dielën përsëri në disa vende do të jetë jo stabile me shi dhe bubullima lokale, në disa vende me procese më intensive.

Në Shkup, mot i ndryshueshëm i vranët, pasdite jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë e fortë. Në disa pjesë të luginës, proceset do të jenë në formën e stuhive afatshkurtra.