Reshjet më të dendura në 24 orët e fundit, 3 litra për metër katror kanë rënë në Gjurishtë, dhe 1 në Shkup-Petrovec, Vinicë, Demir Kapi.
Mbulesa më e lartë e borës prej 10 centimetra, megjithatë, është në Kodrën e Diellit, 5 në Mavrovë dhe 1 centimetër në Gjurishtë.
Më së ftohti sot në mëngjes ka qenë në Kodrën e Diellit ku janë matur -4 gradë celcius, -2 në Lazaropolë, Mavrovë dhe Krushevë, 0 në Tetovë, Ohër dhe Pretor, 1 në Manastir, 2 në Kriva Pallankë dhe Berovë, 3 në Vinicë, 4 në Shkup-Zajçev Rid, Shtip, 6 në Kavadar, Demir Kapi dhe Strumicë, kurse më e ngrohta ka qenë në Gjevgjeli ku është matur temperatura prej 8 gradë Celsius.
Sipas njoftimeve nga Drejtoria Hidrometeorologjike (HMR), moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu, më e theksuar përgjatë lumit Vardar. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 8 deri në 15 gradë Celsius.