Një Bellingham i ri i bashkohet Borussia Dortmundit. Skuadra gjermane ka njoftuar të martën se ka kompletuar transferimin e Jobe Bellinghamit nga ekipi i Sunderlandit. Jobe është vëllai i vogël i yllit të Real Madridit, Jude Bellingham.
Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029 dhe sipas mediumeve gjermane, Dortmundit i ka kushtuar blerja e Bellinghamit rreth 30 milionë euro. Sunderlandi ka ruajtur 15 për qind të kartonit të Bellinghamit.
Te Dortmundi e kanë vlerësuar lart Bellinghamin.
Mesfushori qendror ishte një nga lojtarët më të mirë të Sunderlandit në Championship. Sunderlandi edicionin e ri do të paraqitet në Premier League.
Jude Bellingham kishte luajtur për tre vjet te Dortmundi. Në vitin 2023 iu bashkua Realit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!