E enjte, 5 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeDorëhiqet kryeministri holandez

Dorëhiqet kryeministri holandez

Kryeministri i Holandës, Dick Schoof, ka dhënë dorëheqje të martën, vetëm pak orë pasi lideri i ekstremit të djathtë, Geert Wilders, njoftoi largimin e partisë së tij PVV nga koalicioni qeverisës, raporton The Guardian.

Wilders deklaroi më herët gjatë ditës se partia e tij nuk do të jetë më pjesë e qeverisë, duke çuar kështu në rrëzimin e koalicionit dhe hapjen e rrugës për zgjedhje të reja.

Sipas tij, partnerët e koalicionit nuk ishin të gatshëm të pranonin propozimet për ndryshimin e politikave të migrimit dhe azilit – një temë kyçe për të cilën ai kishte kërkuar mbështetje gjatë javës së kaluar.

“Asnjë nënshkrim për planet tona të azilit. PVV largohet nga koalicioni”, ka shkruar Wilders në rrjetin social X.

Largimi i papritur i Wildersit i jep fund një koalicioni tashmë të brishtë, i cili që nga formimi në korrik të vitit të kaluar, ka hasur në vështirësi për të gjetur konsensus në një sërë çështjesh kyçe.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT