Donjeta Sadiku ka mbërritur në çerekfinale të Turneut Ndërkombëtar “Strandja” në Sofje të Bullgarisë, i cili po mbahet nga 22 shkurti dhe do të vazhdojë deri më 3 mars 2025.
Kështu njoftoi Federata e Boksit e Kosovës, e cila tha se Sadiku u paraqit sot në ring në kategorinë 60 kg, e cila për kundërshtare kishte boksieren Tursynbek Alnar nga Kazakistani “të cilën e mundi bindshëm me rezultat 5:0 ku të tre raundet dominoi në ring duke treguar boks të mirë dhe cilësor”.
“Donjeta siguroi medaljen e bronztë dhe vazhdon në gjysmëfinale me 28 shkurt ku për kundërshtare ka boksieren nga Turqia, Erginoguz Evin”, deklaroi FBK-ja.
Edhe boksieri në kategorinë 86kg, Taulant Jakupi, boksoi sot kundër boksierit Bullgar Boldirev Semion, por që i njëjti pësoi humbje.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);