E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeDonika Gërvalla nderon heronjtë Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj – ka një...

Donika Gërvalla nderon heronjtë Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj – ka një paralajmërim të fuqishëm!

Në kujtim të jetës dhe ëndrrës së tyre, sot bashkë me familjarë, miq e kolegë të heronjve, bëmë nderime te lapidari në stacionin policor në Pejë, te vendi i rënies në Raushiq si dhe te varret e tyre, në Pobërgjë dhe Koshare, përcjell KosovaPost.

Betejat e tyre, Sabahatja dhe Isufi i kanë përmbyllur me nder, por puna e përpjekjet për Kosovën, për sovranitet, demokraci e drejtësi nuk kanë përfunduar.

Prandaj, kujtimi e përkujtimi i heronjve të Kosovës, i heronjve të lirisë dhe të demokracisë, përveç se është detyrë, duhet të jetë edhe nxitja e zotimi ynë për arritjen e drejtësisë së plotë, si kusht themelor për ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë dhe një Kosove demokratike që ishte ëndërr e Sabahates, Isufit por edhe shumë heronjve tjerë të demokracisë.

U jetësoftë ëndrra e Sabahates dhe Isufit për Kosovën tonë.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT