Kjo javë në kanalet e filmave të Artmotion do të ju gjejnë me laramani zhanresh e filma fantastik.
Sonte, nga ora 21:55, në Kino 2 mund ta shihni filmin “The Aftermath”, film ky i luftës po edhe i romancës. Në vitin 1946 Rachael Morgan mbërrin në rrënojat e Hamburgut për t’u ribashkuar me burrin e saj, Lewis, i cili është një kolonel britanik i ngarkuar me rindërtimin e qytetit të shkatërruar. Teksa nisen për në shtëpinë e tyre të re, Rachael habitet kur zbulon se Lewis ka marrë një vendim të papritur: Ata do të ndajnë shtëpinë madhështore me pronarët e saj të mëparshëm, një të ve gjermane dhe vajzën e tij problematike. Në këtë atmosferë të ngarkuar, armiqësia dhe pikëllimi ia lënë vendin pasionit dhe tradhtisë.
Të mërkurën, në Kino 1 nga ora 21:00, ju pret filmi “The Traitor”. Ky film bazohet në fillim të viteve 1980, ku një luftë e gjithanshme shpërtheu midis bosëve të mafias siciliane për tregtinë e heroinës. Tommaso Buscetta, ikën për t’u fshehur në Brazil. Në shtëpi, llogaritë po zgjidhen dhe Busceta shikon nga larg ndërsa djemtë dhe vëllai i tij vriten në Palermo, duke e ditur se ai mund të jetë i radhës. I arrestuar dhe i ekstraduar në Itali nga policia braziliane, Busceta merr një vendim që do të ndryshojë gjithçka për mafian, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa për të premten, mund ta ndiqni në Kino 3, filmin “The Postcard Killings”, me fillim nga ora 23:05.
Ky film ka të bëjë me një detektiv të Nju Jorkut, i cili heton vdekjen e vajzës së tij, e cila u vra në muajin e mjaltit në Londër, dhe zbulon ekzistencën e një vrasësi serial. Rolin kryesor e luan Jeffrey Dean Morgan.
Për më shumë filma të tillë, adresën e dini. Vetëm në Artmotion!
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>