Doni Arifi shënon supergol në fitoren e thellë të KuPS

Doni Arifi shënon supergol në fitoren e thellë të KuPS

KuPS ka shënuar fitore të thellë në udhëtim ndaj Gnistan, ku mesfushori Doni Arifi shënoi një supergol.

Mysafirët ishin dukshëm më të mirë për të triumfuar me rezultat 0-4, sfidë që e dominuan në të gjitha aspektet.


Ishte Arifi që shënoi supergol për ta zhbllokuar rezultatin, me një super goditje nga distanca pas vetëm 12 minutave lojë.

Goditja e mesfushorit kosovar ishte fantastike për të mos i dhënë asnjë shans portierit vendas (12’).

Përndryshe, Arifi ka ende të drejtë ta përfaqësojë Kosovën në nivelin ndërkombëtar./Telegrafi/