Presidenti Donald Trump ka urdhëruar aktivizimin e marinsave amerikanë në rrugët e Los Anxhelosit, duke i bashkuar ato me trupat e Gardës Kombëtare brenda dy ditësh, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo masë vjen pas protestave që po zgjasin tashmë gjashtë ditë dhe që janë shoqëruar herë pas here me dhunë, duke shkaktuar tensione të mëdha në qytet.
Marinsat do të autorizohen të ndalojnë individët që konflikten me oficerët e imigracionit gjatë bastisjeve ose protestuesit që sfidojnë agjentët federalë. Veprimi i Trump ka nxitur debate dhe kundërshti të forta, veçanërisht nga guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, dhe udhëheqësit lokalë, të cilët e cilësojnë këtë vendim si të panevojshëm dhe autoritar.
Shtetet e Bashkuara përjetojnë një valë protestash që janë përhapur në qytete të tjera të mëdha si Nju Jorku, Atlanta dhe Çikago.
Deri më tani, në Los Anxhelos janë arrestuar rreth 400 persona, përfshirë shumë emigrantë pa dokumente dhe persona të dyshuar për sulm ndaj policisë. Ushtria ka njoftuar se 700 marins janë trajnuar për misionin, duke përfshirë teknika të deeskalimit dhe kontrollit të turmave, dhe do të veprojnë nën ligjin federal Titulli 10 për të mbrojtur oficerët dhe pronën federale.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!