Reperi i njohur, Don Xhoni, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “Zona 24”.
Kënga është shkruar nga vetë artisti, duke sjellë një tekst tipik të stilit të tij, ku ndërthuren energjia dhe rrëfimi i drejtpërdrejtë.
Pjesa muzikore dhe producimi mbajnë firmën e Rzon, i cili ka bashkëpunuar edhe më herët me reperin në projekte të tjera të suksesshme.
Foto: YouTube
Videoklipi i këngës i është besuar studios kreative “Sekuencë”, të cilët kanë realizuar një produksion vizual që përforcon energjinë e këngës.
Me pamje dinamike dhe skena të menduara për të përçuar atmosferën e projektit, videoja e re pritet të tërheqë vëmendjen e fansave.
Foto: YouTube
“Zona 24” është tashmë e publikuar në platformat muzikore dhe në YouTube, ku po merr vëmendje të madhe nga publiku i gjerë.
Fansat e Don Xhonit e kanë pritur me entuziazëm, duke e shoqëruar publikimin me reagime pozitive dhe mbështetje të menjëhershme.
– YouTube www.youtube.com
Ky projekt vjen si një tjetër dëshmi e vazhdimësisë së reperit në tregun muzikor dhe përforcon pozicionin e tij si një nga emrat më aktivë dhe më të ndjekur të hip-hop-it shqiptar. /Telegrafi/