Don Xhoni s’ka të ndalur, publikon projektin e ri muzikor “Zona 24”

news image

Reperi Don Xhoni ka sjellë për publikun videoklipin e tij më të ri, duke shënuar një tjetër hap në krijimtarinë e tij muzikore.

Projekti është realizuar me një ekip të gjerë artistësh dhe profesionistësh të industrisë.

Muzika mban firmën e producentit Rzon, ndërsa beat-i është krijuar nga Rzon, Jackie dhe G Leo. Teksti është shkruar vetë nga Don Xhoni, duke reflektuar stilin e tij karakteristik dhe energjinë që e ka bërë të njohur.

Pjesa vizuale e projektit është realizuar nga Sekuence, duke i dhënë klipit një dimension estetik që përputhet me ritmin dhe atmosferën e këngës.

Fillimisht, publikimi i klipit ishte planifikuar të bëhej dje, por u shty për shkak të tragjedisë që goditi familjen e reperit Gjesti, si shenjë respekti dhe solidariteti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/