Don Xhoni me postim ironizues, u bën ‘thirrje’ njerëzve ta votojnë për zgjedhje

Don Xhoni me postim ironizues, u bën ‘thirrje’ njerëzve ta votojnë për zgjedhje

Reperi i njohur nga Drenica, Don Xhoni, ka bërë një postim me tone ironike në rrjetet sociale.

Ai u ka bërë thirrje ndjekësve të tij që ta votojnë në zgjedhjet e ardhshme, ndonëse ai vetë nuk është kandidat në asnjë garë zgjedhore.


Përmes një postimi në “InstaStory”, artisti ka publikuar një mesazh, duke ironizuar.

Foto: Don Xhoni / Instagram

“Zgjedhjet po afrohen, votoni Don Xhon, se tjetër s’bon”, ka shkruar ai.

Ky reagim vjen në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë, të cilat do të mbahen më 12 tetor. Në këto zgjedhje, qytetarët do të kenë mundësinë të votojnë për subjektet politike dhe kandidatët që duan t’i shohin në krye të komunave të tyre.

Don Xhon, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi, ka qenë aktiv në skenën muzikore edhe këtë vit, me projekte që janë pritur shumë mirë nga fansat e tij.

Këngët e tij grumbullojnë miliona klikime në YouTube.