Si zakonisht, “Telegrafi” e ka krijuar formacionin më të mirë të javës për Superligën e Kosovës.
Këtë javë, Superliga e Kosovës ishte e zjarrtë, ku kishte më së shumti gola të shënuara nga klubet tona.
Prishtina, Llapi e Ballkani regjistruan fitore të mëdha, ku edhe si pasojë shumica e lojtarëve zunë vend në formacionin më të mirë të javës.
Formacioni më i mirë i javës duket kështu: Iljazi; Aliu, Limani, Potoku; Balaj, Ramadani, Brruti, Kryeziu; Muja; Gnapi, Ilievski.
Pas fitores së thellë 0-5 në udhëtim te Ferizaj, trajneri Arsim Thaqi për të dytën herë radhazi e ka fituar edhe epitetin e “Trajneri i Javës”./Telegrafi/