Fenerbahçe ka zyrtarizuar emërimin e Domenico Tedescos si trajner të ri të ekipit të parë, duke i besuar stolin pas largimit të José Mourinhos, i cili u shkëput nga klubi pas vetëm një viti qëndrimi në Stamboll.
Strategu gjermano-italian ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare dhe në stafin e tij do ta ketë si ndihmës edhe Gökhan Gönül, ish-kapitenin legjendar të Fenerbahçes.
Verdheblutë po hyjnë në sezonin e ri me synimin e qartë për të rikthyer titullin kampion, të cilin nuk e kanë fituar prej më shumë se dhjetë vitesh.
Klubi ka bërë edhe përforcime të bujshme gjatë afatit kalimtar, duke afruar emra të mëdhenj si Marco Asensio, Ederson dhe Kerem Aktürkoğlu, që pritet t’i japin një tjetër dimension skuadrës.
Detajet e ceremonisë së prezantimit të stafit të ri teknik do të bëhen publike në ditët në vijim, ndërsa tifozët e zjarrtë të Fenerbahçes presin me padurim të shohin nëse Domenico Tedesco do të jetë njeriu që do ta rikthejë klubin në majën e futbollit turk.
Domenico Tedecso
Fenerbahce do të luajë në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/