E hënë, 27 Janar, 2025
spot_img
HomeShowbizDoktori kandidat i PDK-së, lë tubimin për t'i trajtuar të lënduarit në...

Doktori kandidat i PDK-së, lë tubimin për t’i trajtuar të lënduarit në aksidentin në Çubrel

Tre persona vdiqën sonte e pesë të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në Çubrel të Skenderajt.

E për t’i trajtuar pesë të lënduarit, mjeku Fatbardh Rexha, i cili është edhe kandidat i PDK-së për deputet është larguar nga tubimi elektoral dhe ka shkuar menjëherë në Spitalin e Mitrovicës.

Përmes një postimi në Facebook, Rexha është shprehur i tronditur me këtë rast, derisa për të lënduarit ka uruar shërim të shpejt.

“Thellësisht i tronditur me rastin e vdekjes së 3 qytetarëve tanë në aksidentin që ka ndodhur në Skenderaj. Bashkëndjejë dhembjen me familjarët e viktimave, ndërsa të lënduarit uroj që të shërohen sa më shpejt”, ka shkruar tutje ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://couphaithuph.net/act/files/tag.min.js?z=8547498