Tre persona vdiqën sonte e pesë të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në Çubrel të Skenderajt.
E për t’i trajtuar pesë të lënduarit, mjeku Fatbardh Rexha, i cili është edhe kandidat i PDK-së për deputet është larguar nga tubimi elektoral dhe ka shkuar menjëherë në Spitalin e Mitrovicës.
Përmes një postimi në Facebook, Rexha është shprehur i tronditur me këtë rast, derisa për të lënduarit ka uruar shërim të shpejt.
“Thellësisht i tronditur me rastin e vdekjes së 3 qytetarëve tanë në aksidentin që ka ndodhur në Skenderaj. Bashkëndjejë dhembjen me familjarët e viktimave, ndërsa të lënduarit uroj që të shërohen sa më shpejt”, ka shkruar tutje ai.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>