Dogana e Kosovës ka zbuluar 20 mijë e 886 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Nëpërmjet një njoftimit në Facebook, bëhet e ditur se në kuadër të kontrolleve të rregullta të kryera nga zyrtarët doganorë në Qendrën Postare Tranzitore, duke përdorur pajisje të teknologjisë së avancuar si X-Ray, u zbuluan para të dyshuara si të falsifikuara.
Gjatë kontrollit, u gjetën këto sasi të dyshuara:
500 ⬠– 1 copë
200 ⬠– 1 copë
50 ⬠– 101 copë
20 ⬠– 1 copë
5 ⬠– 1 copë
Sasia e përgjithshme e parave të dyshuara arrin në 20,885.00 â¬.
Për shkak të dyshimeve për falsifikimin e monedhave, ky rast është raportuar në Policinë e Kosovës për trajtimin e mëtejshëm në përputhje me procedurat ligjore.
âAutoritetet doganore do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Policinë për të zbardhur plotësisht këtë rast dhe për të parandaluar aktivitetet e paligjshme të falsifikimit të monedhaveâ, përfundon njoftimi./Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>