Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara dhe të deklaruara në mënyrë të pasaktë gjatë një kontrolli në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, me vlerë të përgjithshme prej 3 mijë e 289 eurove.
Në njoftimin zyrtar thuhet se: “Gjatë procedurave të kontrollit doganor në Zyrën Doganore në Aeroport, zyrtarët doganorë kanë zbuluar mallra të padeklaruara dhe të deklaruara në mënyrë të pasaktë, të cilat ishin paraqitur për zhdoganim në një deklaratë importi”.
Pas një ekzaminimi të detajuar fizik, është zbuluar se përveç mallit të deklaruar, ishin të fshehura edhe: 4 instrumentabele tjera për automjete, si dhe një pjesë tjetër e mallit ishte deklaruar në mënyrë të pasaktë, me emërime që nuk përputheshin me gjendjen reale.
Dogana ka sqaruar më tej se: “Nga vlerësimi i bërë nga Dogana e Kosovës, rezultoi se baza doganore për mallin e zbuluar arrinte në 3,289 €, me një shmangie të taksave në vlerë prej 980.12 €”.
Rasti është proceduar sipas legjislacionit në fuqi.
“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e çdo tentative për shmangie fiskale dhe mbrojtjen e tregut të brendshëm”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!