Dogana dhe Policia e Kosovës, gjatë një operacioni kontrolli në dy barnatore në qytetin e Gjilanit dhe Vitisë, ka zbuluar dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme barnash të dyshuara si të kontrabanduara.
Në njofiimin e këtij institucioni, thuhet se gjatë kontrollit të detajuar në ambientet e brendshme të barnatores, janë gjetur barna të fshehura, për të cilat nuk ishte paraqitur asnjë dokumentacion doganor.
“Dyshohet se këto produkte janë futur në mënyrë të paligjshme në territorin e Kosovës, duke anashkaluar procedurat e importit dhe detyrimet doganore. Sipas vlerësimeve fillestare, vlera e barnave të sekuestruara kap shumën mbi 4000 euro”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.
Tutje në këtë njoftim theksohet se Dogana e Kosovës ka nisur procedurat hetimore ndaj pronarit të subjektit, si dhe ka njoftuar organet përkatëse për veprimet e mëtejshme ligjore.
“Task Forca mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës, mbrojtjen e tregut të ligjshëm dhe sigurinë e qytetarëve”, përfundon njoftimi i Doganës së Kosovës transmeton Klankosova.tv.
The post Dogana zbulon barna të kontrabanduara në rajonin e Gjilanit, vlera mbi 4 mijë euro appeared first on Klan Kosova.