Dogana parandalon kontrabandën, telefona të fshehur në trup dhe mijëra euro të padeklaruara

Dogana parandalon kontrabandën, telefona të fshehur në trup dhe mijëra euro të padeklaruara

Dogana e Kosovës njofton se sot gjatë një operacioni në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, zyrtarët doganorë kanë parandaluar tri raste të tentim kontrabandës, ku dy prej tyre me telefona dhe një mosdeklarimit të mjeteve monetare.

Gjatë kontrollit të një pasagjeri që vinte nga një linjë ndërkombëtare, zyrtarët doganorë kanë zbuluar disa telefona të fshehur në trupin e tij, të cilët dyshohet se ishin të destinuar për tregun e zi. Gjithashtu edhe tek një udhëtar tjetër janë gjetur telefona të menqur gjatë tentim kontrabandës.


Po ashtu, gjatë kontrollit të bagazhit të të njëjtit pasagjer, janë gjetur 36,500 euro të padeklaruara, prej të cilave 9,000 euro janë konfiskuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon qarkullimin e mjeteve monetare në kufi.

“Rasti është referuar për hetime të mëtejshme te Drejtoria e Hetimeve të Doganës së Kosovës, për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore dhe veprimet tjera procedurale. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës, pastrimit të parave dhe aktiviteteve ilegale që dëmtojnë ekonominë dhe sigurinë e vendit”, njofton Dogana e Kosovës./Telegrafi/