Dogana parandalon dy raste kontrabande në Jarinjë, sekuestron 300 gram argjend e produkte të qumështit

news image

Dogana e Kosovës ka parandaluar dy raste kontrabande në pikën kufitare Jarinjë, duke bllokuar futjen e mallrave të paligjshme në territorin e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, në rastin e parë, gjatë një kontrolli të detajuar të një automjeti të udhëtarëve, i drejtuar nga një shtetas i Serbisë, zyrtarët doganorë zbuluan dhe sekuestruan rreth 300 gram argjend të padeklaruar.

Malli ishte fshehur për të shmangur detyrimet doganore dhe për t’u futur ilegalisht në tregun e Kosovës.

Kurse në rastin e dytë, në një tjetër kontroll të automjetit, zyrtarët doganorë zbuluan sasi të konsiderueshme produktesh të qumështit, të cilat po tentohej të kontrabandoheshin pa dokumentacionin e nevojshëm dhe në shkelje të rregullave të importit të produkteve me prejardhje shtazore.

Mallrat janë sekuestruar dhe procedurat ligjore janë duke u ndjekur në bashkëpunim me institucionet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/