Një rast i tentativës për mashtrim me origjinën e mallit është ndaluar nga Dogana e Kosovës, që ka ndërhyrë në kohë për të parandaluar hyrjen në vend të mbi 130 tonëve pleh kimik me origjinë nga Federata Ruse.
Sipas Doganës, një subjekt ekonomik kishte tentuar të importojë mallin e ndaluar duke e paraqitur si produkt serb, pavarësisht se paraprakisht kishte marrë përgjigje negative me shkrim nga autoritetet për shkak të sanksioneve ndaj Rusisë.
Ky subjekt kishte kamufluar mallin me ambalazh që mbante emrin e një prodhuesi nga Serbia, në përpjekje për të anashkaluar masat ndëshkuese.
Në momentin e hyrjes së mallit në territorin e Kosovës, Dogana ka ndërhyrë dhe ka ndaluar menjëherë ngarkesën. Me Aktvendim të kundërvajtjes, kompanisë i është urdhëruar kthimi i menjëhershëm i mallit jashtë vendit.
Zyrtarët doganorë e kanë cilësuar këtë rast si një sukses në zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Federatës Ruse, në përputhje me vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e integritetit të tregtisë dhe në zbatimin e masave ndëshkuese ndërkombëtare, duke parandaluar çdo përpjekje për shmangie apo manipulim të rregullave dhe ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);