Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës në pikëkalimin kufitar të Bërnjakut, ku janë sekuestruar duhan dhe veshje të dyshuara si të falsifikuara.
Në njoftim thuhet se Njësitet Antikontrabandë të Doganës, në bashkëpunim me zyrtarët në pikë, kanë realizuar një plan operativ të fokusuar në kontrolle të detajuara.
“Gjatë këtij operacioni është selektuar për kontroll një automjet, ku pas një verifikimi të hollësishëm janë zbuluar dhe sekuestruar: 27,5 kg duhan i grirë, i dyshuar për kontrabandë, 126 palë trenerka me marka të mbrojtura tregtare, të dyshuara si produkte të falsifikuara”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!