Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka kapur dy çanta të mbushura me mallra tekstile, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.
Përmes njoftimit në Facebook, thuhet se gjatë kontrollit të një automjeti të transportit të udhëtarëve, ku pavarësisht deklaratës së vozitësit se nuk posedonte mallra për deklarim, janë zbuluar dy çanta të mbushura me mallra tekstile, të cilat nuk ishin të deklaruara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi.
“Bazuar në nenin 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK), pala ka shkaktuar kundërvajtje doganore, ndërsa mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave përkatëse’’, thuhet në njoftim./Klankosova.tv
The post Dogana ndalon dy çanta me mallra teksile në Vërmicë appeared first on Klan Kosova.