Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën e kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, në zonën e arritjes, është ndaluar një udhëtar gjatë një kontrolli rutinë.
Gjatë skanimit të bagazhit, autoritetet kanë identifikuar një sasi të konsiderueshme mallrash kozmetike të padeklaruara.
Sipas njoftimit të Doganës, mallrat janë ndaluar përkohësisht, ndërsa ndaj personit përgjegjës po ndiqen procedurat ligjore.
“Pas kontrollit fizik, ne bagazh janë gjetur gjithsej 92 copë produkte kozmetike të padeklaruara, në kundërshtim me dispozitat ligjore që rregullojnë deklarimin e mallrave që udhëtarët i bartin me vete. Kjo sasi tejkalon kufirin e lejuar për përdorim personal dhe për këtë arsye kërkon deklarim të detyrueshëm doganor dhe pagesë të detyrimeve përkatëse”, thuhet në njoftim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!