Dogana konfiskon pajisje elektronike në Gjilan, po shiteshin pa dokumente

Dogana konfiskon pajisje elektronike në Gjilan, po shiteshin pa dokumente

Dogana ka njoftuar se gjatë kontrollës në një njësi tregtare në Gjilan, janë sekuestruar disa pajisje elektronike, përfshirë 14 telefona dhe 2 orë të mençura, të cilat po tregtoheshin pa dokumentacion te vlefshëm ligjor, si faturë blerjeje, certifikatë origjine apo dëshmi të importit.

Bëhet e ditur se pajisjet e sekuestruara janë identifikuar dhe regjistruar përmes numrave IMEI dhe përfshijnë produkte të markave të njohura ndërkombëtare.

“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbikëqyrjen e vazhdueshme të tregut dhe në ndërmarrjen e masave konkrete kundër çdo veprimtarie të jashtëligjshme që dëmton ekonominë dhe sigurinë e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Doganës, transmeton Klankosova.tv.

 

The post Dogana konfiskon pajisje elektronike në Gjilan, po shiteshin pa dokumente appeared first on Klan Kosova.