Sot në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, nga zyrtarët doganorë është ndalur për kontroll të detajuar një udhëtar, ku në automjetin e tij janë zbuluar mallra të padeklaruara, në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, raporton Gazeta Sinjali.
Udhëtari në momentin e hyrjes kishte deklaruar se nuk kishte asgjë për të deklaruar, ndërsa gjatë kontrollës, pas ulëses së shoferit janë gjetur pajisje pune, më saktësisht: disqe për gdhendje druri (196 copë) dhe llampa koke për ndriçim teknik (61 copë).
Mallrat e lartpërmendura janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave ligjore, ndërsa ndaj udhëtarit është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore.
Dogana e Kosovës u bën thirrje të gjithë udhëtarëve që të deklarojnë mallrat që i bartin me vete, në mënyrë që të shmangen pasojat ligjore dhe të kontribuojnë në respektimin e ligjit dhe sigurinë kufitare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!