Dogana kap “botox” dhe “fillerë” të kontrabanduar në Prishtinë, në vlerë 5 mijë euro 

Dogana kap “botox” dhe “fillerë” të kontrabanduar në Prishtinë, në vlerë 5 mijë euro 

Njësitet për Anti-Kontrabandë të Doganës së Kosovës ka njoftuar se kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme produktesh estetike të padoganuara në kryeqytet.

Sipas komunikatës për media, më 9 shtator, gjatë një kontrolli në një automjet në Prishtinë, doganierët kanë zbuluar produkte të llojit botox dhe fillerë, të destinuara për përdorim estetik.

Pas bastisjeve të mëvonshme në një lokacion tjetër, është gjetur edhe një sasi shtesë, duke e çuar vlerën e përgjithshme të mallrave të ndaluara në rreth 5 mijë euro, transmeton Klankosova.tv.

“Duke marrë parasysh se këto produkte kanë kontakt të drejtpërdrejtë me trupin e njeriut, mungesa e kontrollit adekuat dhe transporti i parregullt i bën ato veçanërisht të rrezikshme për shëndetin e popullatës.

Rasti, sipas procedurave ligjore, është duke u trajtuar si kundërvajtje doganore.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, duke mbrojtur tregun vendor dhe shëndetin e qytetarëve”, thuhet në komunikatë.

The post Dogana kap “botox” dhe “fillerë” të kontrabanduar në Prishtinë, në vlerë 5 mijë euro  appeared first on Klan Kosova.