E martë, 24 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeDodik dhe Vuçiq të ndalen me propagandën serbo-ruse

Dodik dhe Vuçiq të ndalen me propagandën serbo-ruse

Anëtari i Presidencës së BeH-së dr. Denis Beqiroviq e ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, transmeton Kosova Post.

Gjatë bisedës u tha se të gjithë shtetet në Ballkanin Perëndimor duhet të punojnë në forcimin e bashkëpunimit rajonal, paqes, stabilitetit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Në fillim të bisedës, Beqiroviq theksoi se disa politikanë nga Bosnja dhe Hercegovina entitetet e (Republika Serpska) dhe Vuçiq duhet të ndalen me propagandën serbo ruse.

“Sot nuk diskutohet për njohjen e Kosovës, sepse është e qartë për të gjithë se një vendim i tillë kërkon konsensus në Presidencën e BeH. Njerëzit përgjegjës duhet të insistojnë gjithmonë në respektimin e parimeve të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, por edhe në diskutime konstruktive për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga procesi i Berlinit. Ne nuk do të lejojmë askënd që të mendojë se ata mund të disiplinojnë udhëheqësit e shtetit të Bosnjë-Hercegovinës dhe t’u diktojnë atyre se kush, ku dhe kur mund të flasin. Le ta harrojnë atë përgjithmonë”, tha dr. Beqiroviq.

Në takim u theksua edhe rëndësia e vendimit të Kosovës që nga 1 janari 2025, me rastin e 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës të lejojë lëvizjen e lirë me letërnjoftime të njëanshme.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT