“Do t’ju vrasë”, Çfarë fshihet prapa dyerve të lokaleve përballë kishës në Ferizaj? (VIDEO)

“Do t’ju vrasë”, Çfarë fshihet prapa dyerve të lokaleve përballë kishës në Ferizaj? (VIDEO)

Ora shënonte 12:00 e mesditës, por kafenetë pranë kishës katolike nuk ishin hapur ende.

Asnjë filxhan, asnjë erë kafeje, vetëm dyer të mbyllura.

Kur ekipi i Kiks Kosova trokiti në njërën nga dyert e lokaleve, e cila ishte e mbyllur me çelës, brenda u vërejtën klientë. Trokitjeve të njëpasnjëshme në derë iu përgjigj një person, i cili theksonte me ngulm se nuk është pronari i lokalit.

E në dritaren e njërës prej kafeneve qëndronte një letër ku shënohej se lokali ishte në shitje. Kiks Kosova kontaktoi menjëherë në numrin e telefonit të shënuar. Ky numër rezultoi të ishte i pronarit të lokalit dhe jo i biznesit.

Ai i insistonte, se nuk është e vërtetë që këto biznese shkaktojnë shqetësime për banorët e kishën.

Pasi të gjitha lokalet ishin të mbyllura, ekipi kiksit u largua për tu kthyer dy orë më vonë. Me t’u kthyer, njëri nga këto lokale ishte tashmë i hapur, dhe brenda ndodhej njëra nga punëtoret, e cila ishte gjysmë e zhveshur.

Duke kërkuar në mënyrë të vazhdueshme që të mos filmohej, ajo na dha edhe numrin e pronarit. Ky i fundit iu përgjigj thirrjes së gazetares, duke mohuar çdo akuzë të bërë ndaj biznesit të tij.

Ai këmbënguli se nuk ka penguar askënd në asnjë rast dhe, sipas tij, madje ka marrë edhe disa nënshkrime nga banorët që dëshmojnë se lokali i tij është korrekt.

Mirëpo të qenë korrekt me të gjitha lokalet dhe për një raportim të balancuar, Kiks Kosova atë ditë provoi të marrë qëndrimet e të gjithë atyre që ishin akuzuar.

Megjithatë, jo të gjithë u sollën në mënyrë të qytetëruar me ekipin.

E krejt këtë dhe reagimet e punëtoreve do ta kuptoni pak më vonë.

Pak metra më larg, u hap edhe kafeneja tjetër.

Gazetarja provoi të marr një qëndrim edhe nga pronarja e biznesit por edhe kjo e fundit vazhdonte të shfajësohej dhe mos ta pranonte fajin që u hodhi kisha katolike.

E krejt në fund derisa ekipi po largohej tashmë nga aty.

Dikujt nuk i pëlqeu se çfarë po xhirohej.

Një nga punëtoret e kafeneve reagoi dhunshëm ndaj ekipit tonë, duke goditur me grusht kamerën derisa e rrëzoi në tokë.

Ajo pengoi kameramanin të largohej, duke kërkuar me ngulm që pamjet të fshiheshin.

Gjatë gjithë kohës, punëtorja nuk ndalonte së sharë dhe kërcënuar, ndërsa hidhte mjete të forta në drejtim të kamerës, duke rrezikuar sigurinë e ekipit.

Kiks Kosova, kërkoi përgjigje nga Policia e Ferizajt lidhur me këto shqetësime dhe ankesa të banorëve.

E nga ky institucion, thonë krejt diçka tjetër nga ajo se çfarë thonë komuna e banorët.

Sipas tyre, nuk kanë pranuar asnjë ankesë as banorët e as nga Inspektorati i komunës së Ferizaj.

The post “Do t’ju vrasë”, Çfarë fshihet prapa dyerve të lokaleve përballë kishës në Ferizaj? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.