Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Ferizajt, Alberton Sahiti, thotë se ankesat operatorët privatë të transportit dhe disa biznese që ishin të vendosura në stacionin e vjetër të autobusëve, janë trajtuar.
Ai ka theksuar se vendimi për ndalimin e hyrjes së autobusëve nga fshatrat në qendër dhe ndërtimi i stacionit të ri është bazuar në analizë dhe synon lehtësimin e qarkullimit brenda qytetit.
Sipas tij, komuna është duke funksionuar me një qasje të re për transportin urban dhe periferik, e cila është aktualisht në fazë pilot apo provuese deri më datën 16 korrik.
Komuna e Ferizajt krijoj transport urban të qytetit ku dy kompanive private iu dhanë linjat e trafikut te qytetit.
Sahiti thotë se funksionimi i linjave urbane, se nga java tjetër do të ketë përmirësime të dukshme në shërbim, ngase do shtohen linja te reja e do shpeshtohen orare të reja çdo 15 minuta secila.
Kompanitë e linjave që operojnë në fshatra thotë që do i subvencionojnë për çdo kilometër për humbjet e tyre nga vendimi që kanë marrë.
Ndërsa për çështjen e biletimit dhe kostos për udhëtarët, ai theksoi se është në plan implementimi i një sistemi me biletë unike dhe qytetarët nga fshatrat për rreth mos të paguajnë dy herë për të hyrë në qytet.
Për ankesat e pronarëve të lokaleve në stacionin e vjetër, të cilët nuk kanë arritur të sigurojnë hapësirë në stacionin e ri, Sahiti thotë se gjithçka është bërë sipas rregullave të prokurimit publik.
Drejtori komunal thotë se tashmë ka parë përmirësime të para në lehtësimin e trafikut, pasi që nuk ka autobusë urban periferik e as ndër urban në qytet.
Sipas Sahitit stacioni vjetër do bëhet park i gjelbër dhe shumë shpejt do bëjnë rrënimin e objektit.
The post “Do t’i subvencionojmë të gjithë, e bëmë për të liruar komunikacionin”, arsyetohet Komuna e Ferizajt (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.