Do të përballet me Xheneta Fetahun? Egli Tako habit me përgjigjen

Do të përballet me Xheneta Fetahun? Egli Tako habit me përgjigjen

Egli Tako dhe Xheneta Fetahu janë pjesë e programit “E Diell”, por moderojnë rubrika të ndryshme brenda tij.

Së fundmi, Egli u pyet nëse do të pranonte të shfaqej ndonjëherë në rubrikën “Trotuar” dhe kjo do të nënkuptonte një përballje me Xheneta Fetahun.


Moderatoren e njohur pyetja e bëri të reflektonte, dhe përgjigjja e saj tregoi se nuk është e gatshme të marrë vendime të menjëhershme për një situatë të tillë.

Foto: Instagram

“Këtu duhet ta ri mendoj”, tha Egli.

Ky reagim ka ngjallur interes dhe kuriozitet mes fansave të “E Diellit”, të cilët janë të etur të dinë nëse do të ndodhë një takim televiziv mes dy moderatoreve, duke e bërë rubrikën “Trotuar” një nga momentet më të pritura të programit në të ardhmen e afërt.

Egli dhe Xheneta cilësohen si rivale të njëra-tjetrës për shkak historive që kanë krijuar me Gjestin, njëra në BB të Kosovës e tjetra në Shqipëri.

Sidoqoftë, tani secili ka vazhduar me angazhimet e tyre jashtë formatit. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com