E diel, 15 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/do-te-ishte-normale-qe-te-reagonin-mesiq-flet-per-aleancen-ushtarake-kosove-kroaci-shqiperi/ “Do të ishte normale që të reagonin”, Mesiq flet për aleancën ushtarake...

https://klankosova.tv/do-te-ishte-normale-qe-te-reagonin-mesiq-flet-per-aleancen-ushtarake-kosove-kroaci-shqiperi/ “Do të ishte normale që të reagonin”, Mesiq flet për aleancën ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri – Klan Kosova

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq në një intervistë për “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur në lidhje me aleancën ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri.

Ai tha se nëse do të prekej njëra nga shtetet e përfshira në aleancë, atëherë do të ishte normale që dy të tjerat të reagojnë, përcjell Klankosova.tv.

“Kur rusët okupuan Çekosllovakinë për arsye politike, bota nuk reagoi, pastaj kur ushtria sovjetike okupoi Hungarinë bota poashtu nuk reagoi, kur rusët reaguan, kur politika jugosllave erdhi në konflikt me politikën sovjetike, sovjetikët nuk reaguan se si ta okupojnë Jugosllavinë dhe e dini pse, sepse Tito ishte largpamës këtu dhe ai bëri aleancë me Greqinë dhe Turqinë, që e quajtën “Pakti i Ballkanit”. Sikur Turqia edhe Greqia ishin anëtare të NATO-s dhe nëse preket njëra nga këto tri shtete, këto dy të tjerat duhet të reagojnë, për shkak se dy të tjerët janë anëtarë të Aleancës së madhe, atëherë kjo do të ishte luftë e madhe në Evropë. Kështu Tito bëri që Jugosllavia të kalojë pa konflikt të madh me Bashkimin Sovjetik”.

“Do të ishte normale që të reagonin, por askush nuk do të lëshohet në një rrezik të tillë, sepse problemi nuk është në Kosovë. Kosova herët a vonë do ta kapë hapin me Evropën, kjo shkon udhës së saj, por në Serbi ka asi njerëz që nuk kanë hequr dorë nga politika e Sllobodan Millosheviqit”, u shpreh tutje ai./Klankosova.tv

The post  “Do të ishte normale që të reagonin”, Mesiq flet për aleancën ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT