E mërkurë, 23 Prill, 2025
spot_img
HomeSportDo të doja të bëhem trajner një ditë – Indeksonline.net

Do të doja të bëhem trajner një ditë – Indeksonline.net

Andres Iniesta pa dyshim është një nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohëve.

Iniesta, ndonëse u pensionua nga futbolli si lojtar, ai ka shprehur dëshirën të bëhet edhe trajner, ku ka nisur të mbajë edhe trajnimet që i organizon UEFA-ja.

“Do të doja të bëhem trajner një ditë. Ka ende kohë. Unë jam ende në fazat e hershme. Por po, më pëlqen”, u shpreh Iniesta.

Iniesta kishte pasur suksese të mëdha në futboll si me Barcelonën, ashtu dhe me Kombëtaren spanjolle.

Ai ka fituar dy “Tripleta” në 2009 dhe 2015 si dhe me Spanjën ku ka arritur të fitojë 2 Evropiane dhe Botërorin në vitin 2010./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT