Mbrëmja e spektaklit Post Big Brother VIP Albania solli debate të zjarrta dhe tension mes ish-banorëve, ku diskutimet mbi rrjedhën e lojës dhe finalistët ndezën reagime të forta.
Në një nga momentet më të komentuara të natës, moderatori Ledion Liço rikujtoi një deklaratë të bërë nga Arbri, i cili pati shprehur hapur mendimin e tij rreth katër finalistëve. Arbri tha se, sipas tij, formacioni final nuk përputhej me atë që kishte menduar në fillim të lojës.
Duke analizuar dinamikat që u zhvilluan në shtëpi, Arbri u shpreh: “Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën. Unë mendoj se ashtu si erdhën situatat brenda shtëpisë, Eglin mori me vete votat e publikut që donin raportin e këtij çifti. Dinamikat brenda lojës ishin të fokusura rreth marrëdhënies së saj. Ndërsa Gerta ka qenë një banore që pjesën më të madhe të kohës ka luajtur vetë dhe ka pasur dinamikë pothuajse me të gjithë banorët dhe shikoja Gertën më tepër se sa Eglin”, tha ai.
Në vijim të diskutimit, Arbri theksoi se lidhja e krijuar mes Eglit dhe Gjestit ishte një element kyç që i solli asaj mbështetje të fuqishme nga publiku, ndërsa Gerta, sipas tij, spikati për lojën individuale dhe për debatet që krijoi me banorët e tjerë.
Ledioni, nga ana tjetër, theksoi kontributin e Gertës në zhvillimin e dinamikave brenda shtëpisë, duke nënvizuar: “Gerta ishte një nga banoret që kishte pasur debatet më të forta që nga fillimi i programit dhe kjo kishte ndikuar shumë në zhvillimin e ngjarjeve në shtëpi.”
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);