Kosova është në prag të një përballjeje politike të re. Gjykata Supreme ka shpallur të jashtëligjshme veprimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe disa prej ministrave të kabinetit të tij, duke hapur rrugën për një krizë të thellë institucionale.
Të gjithë sytë janë tani te seanca e 48-të konstituive, e cila mbahet sot. A do të përcaktohet fati i partisë në pushtet nga ky vendim dhe ky vendim dhe çfarë pritet të ndodh gjatë seancës së sotme?
Opinionistja Afërdita Maliqi thotë se as në seancën që do të mbahet sot nga ora 11:00, nuk priten rezultate pozitive, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk presim rezultate pozitive pasi nuk kemi një marrëveshje politike, derisa nuk kemi një marrëveshje politike, ose të paktën ne nuk kemi njohuri që dikush ka bërë marrëveshje me dikë që të kalohet ky ngërç. Po besoj se do ta shohim reprizën e njëjtë, siç e kemi parë që 47 herë”, tha Maliqi.
Ajo shton se do të jetë interesante të shohim sjelljen e deputetëve që po mbajnë ende pozita.
Gazetari Ardian Gaxheri u pajtua me mendimin e Maliqit, ku tha se edhe gjatë ditës së sotme s’do ketë konstituim të Kuvendit.
“Takimet po vazhdojnë, por zoti Kurti është dashur t’i fillojë këto takime kohë më parë me zotin Limaj, jo të na lë Kosovën peng për disa muaj, shpresoj që të arrihet një kompromis”, tha tutje ai.
E Zejnullah Jakupi thotë se pa marrëveshje politike nuk do të arrihet konstituimi.
Ai shtoi se është i pajtimit që kryetarit të Nisma-s, Fatmir Limaj do të duhej t’i jepej posti i kryetarit të Kuvendit.
The post “Do shohim reprizën e 47 seancave”, a pritet hajr nga vendimi i Supremes për konstituimin e Kuvendit? appeared first on Klan Kosova.